2026 · Dokumentimi i kujtesës kolektive dhe promovimi i historisë së Gjilanit

Shqip

Qendra Kosovare për Diplomaci ndërmori këtë nismë për të dokumentuar kujtesën kolektive të Gjilanit dhe për ta bërë historinë e qytetit më të qasshme për publikun. Projekti synon t’ua përcjellë brezave të rinj njohuritë për të kaluarën lokale. Periudha e parashikuar është prill–dhjetor 2026.

Plani i projektit përfshin pasurimin e bibliotekave publike me literaturë historike dhe dokumentimin e kujtimeve për “Flakën e Janarit”. KCD-ja ka parashikuar hulumtim në terren, intervista gjysmë të strukturuara me persona që kanë njohuri ose përvoja të drejtpërdrejta, sistemimin e rrëfimeve dhe një tryezë diskutimi. Materialet e mbledhura synohet të shërbejnë si burim për studiuesit, institucionet dhe komunitetin.

English

Documenting Collective Memory and Promoting the History of Gjilan

The Kosovo Center of Diplomacy launched this initiative to document the collective memory of Gjilan and make local history more accessible, especially to younger generations. The planned implementation period is April–December 2026.

The project plan includes expanding public library collections with historical literature and documenting memories of Flaka e Janarit. KCD plans to conduct field research and semi-structured interviews with people who have direct knowledge or experience of the event, organise the accounts and hold a roundtable. The collected material is intended as a resource for researchers, institutions and the local community.