KCD pjesë e Konferencës së Parisit

Drejtori ekzekutiv i Qendres Kosovare për Diplomaci z. Selim Daku, mori pjesë në konferencën për të rinjë “Connecting Youth Conference” nën organizimin e Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Francës, të mbështetur nga European Youth Forum dhe qendra e evropës lindore të SALTO-s të mbajtur në Paris më 4 korrik 2016 në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perendirmor.

Konferenca e të rinjve përbën një platformë të veçantë të shkëmbimit dhe dialogut, duke bërë së bashku 150 liderë të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe Shteteve Anëtare të BE-së.

Pas hapjes së seancës plenare të Konferencës nga përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, pjesmarrësit u ndanë në katër grupe punuese për të paraqitur  komentet dhe opinionet e tyre duke u fokusuar në temat e mëposhtme:

  1. Edukimi dhe mobiliteti
  2. Punësimi dhe ndërmarrësia
  3. Angazhimi i të rinjve dhe pjesëmarrja
  4. Rinia dhe mediat

Në konferencë është promovuar edhe një nismë rajonale e vendeve të Ballkanit Perendimor për të rinjët zyra e së cilës do të jetë e vendosur në Tiranë.. Nisma ka modelin e zyrës së të rinjëve Franko-Gjerman dhe si e tillë është vlerësuar si shumë e rëndësishme për rajonin.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile paraqitën përmbledhjet e diskutimeve nga grupet punuese. Lansimi i kësaj nisme për Ballkanin Perendrimor erdhi nga diskutimet që u realizuan nga të rinjët pjesmarrës me udhëheqësit politikë nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo konferencë vijon agjendën për rininë në Ballkanin Perëndimor të miratuar në Samitin e Brdo-Brijuni në Slloveni, në prill të vitit 2015.

Sipas z. Daku, kjo konferencë në kuadër të Samitit të liderëve të vendeve të Ballkanit Perendimorë është shumë e rëndësishme për të rinjët e Kosovës. Konferenca jep shumë mundësi dhe organizatat rinore dhe puntorët rinore duhet të i shfrytëzojnë në maksimum./gazetaliria.com/

1 2 4