MSA dhe liberalizimi i vizave shënojnë fillimin e fazës së fundit të tranzicionit në Kosovë

Në kuadër të “Javës së Europës”, në Gjilan është mabjtur sot debati i dytë me temën “Ndikimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave në biznes”, i cili është organizuar nga Zyra për Integrime Evropiane dhe në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Diplomaci.

Debatin e ka hapur zyrtari komunal për integrime, Burim Elezi, i cili ka theksuar faktin se sot, shumë kosovarë, akoma nuk e dinë se çfarë do të thotë të integrohesh ne BE, për shkak se nuk është shpreguar sa duhet procesi.

“Ne, si institucione lokale, por në veçanti ato qendrore, duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi informimit”, tha Elezi, i cili në cilësin e panelistit, ka folur për aspektin ekonomik, politik dhe atë të legjislacionit.

Selim Daku, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Diplomaci, ka thënë se miratimi i MSA-së dhe rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, mund të shënojnë fillimin e fazës së fundit të tranzicionit të vendit.

Ndërkaq, Gentrit Murseli, njohës i çështjeve europiane, ka vlerësuar se nëse MSA nuk shfrytëzohet në mënyrën më të mirë, duke bërë reforma të thella ekonomike, Kosova humbë shumë.

“Në 3 vitet e ardhshme, Kosova duhet të bëjë reforma të thella fiskale, pra ekonomike, sikurse edhe në administratë dhe fusha tjera”, tha Murseli.

Uran Salihu, ekonomist, ka deklaruar se pas MSA-së dhe liberalizimit të vizave, bizneset e Kosovës ndoshta nuk do të mund t’i përballojnë produkteve të huaja, pra konkurrencës, derisa Valdrin Halimi, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, tha se Kosova ka instrumente dhe duhet të punoj shumë për të mbrojtur cilësinë e produkteve të tregut tonë.

Betim Lafiti, ekonomist, tha se pas MSA-së, BE e njeh Kosovën, për shkak se nuk mund të realizohen marrëveshje pa qenë Kosova shtet, ndërsa kanë dhënë vlerësimet e tyre edhe Jona Musmurati, Ilir Vokshi, Ismet Azizi, Mehmet Zylfiu, Valdrin Halimi, Rashit Gjaka, Luljeta Musmurati e pjesmarrës tjerë./Gazetaliria.com/

1_ selim daku Kosovo Center of Dipomacy

13177953_10208167105108883_985924474764408670_n_ selim daku Kosovo Center of Dipomacy

af70174cec4869dbea5cdabebb34859c611e039748220fd03e26bd73ffcb660e_full