Qendra Kosovare për Diplomaci nis javën Evropiane

Qendra Kosovare për Diplomaci (KCD) ka nisur sot shënimin e Javës së Evropës me moton “Me sport në Evropë”, ku në një deshje futbolli u ballafaquan sportistët veteranë me të rinjtë e qytetit të Gjilanit.

Në hapjen e këtij ativiteti, zyrtari për Integrime Evropiane, Burim Elezi, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e zyrës së tij, ka thënë se kjo iniciativë është një simbolikë e bukur që bënë të mendojmë se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian duhet marrë pak edhe me sportivitet, larg monotonisë së zyrave.

“Falë mbështetjes së parezervë të kryetarit Haziri, në bashkëpunim me organizatën KCD, për një javë rresht do të kemi aktivitete, debate, tryeza, e konferenca, me qëllim që koncepti i Evropës të jetë sa më afër qytetarëve. Në veçanti, në këtë aktivitet dua t’i falënderoj veteranët e futbollit, të cilët me mundin e tyre, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, por edhe atë ndërkombëtar”, ka thënë Elezi.

Selim Daku, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Diplomaci, organizatë e cila po implementon projektin e saj “Feel Free Kosovo”, tha ky aktivitet sportiv simbolik ka rëndësi të veqantë i cili futet në kuadrin e diplomacisë kulturore-sportive, fushë kjo që është njëra nga më të rëndësishmet në promovimin e vendit.

“Pas një jave me lajme të mira për Kosovën ne po fillojmë javën e evropës me sport e do të e vazhdojë me debate, tryeza dhe do të përmbyllet me Konferencën e cila do të mbahet në fund të javës tjetër.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet sportiv ishte edhe legjenda e futbollit kosovar, Muharremi Sahiti, i dha mesazhin që të bashkohemi dhe të japim sinjale pozitive për Evropën.

“Kur kryetari Haziri mbështetë këso lloj projektesh, kjo është shumë e rëndësishme ngase na ka tubuar edhe neve veteranët. Mesazhi im është që të solidarizohemi në aspektin social mes veti dhe t’i lidhim ato ura të bashkëpunimit, prandaj ftesën e kam pranuar me kënaqësi. Gjatë javës, patëm dy ngjarje jashtëzakonisht të mëdha, pranimi i Kosovës në UEFA dhe rekomandimi për liberalizim të vizave dhe përfundimisht po hiqemi nga izolimi që kemi qenë padrejtësisht”, tha Sahiti.

Ndryshe, në kuadër të Javës së Evropës, të hënën në Gjilan mbahet debati me temën “Sfidat dhe mundësitë e liberalizimit të vizave”.8_ selim daku Kosovo Center of Dipomacy 6 51