Seminar me temë “Migrimi Ilegal dhe Liberalizimi i vizave”

Qendra Kosovare për Diplomaci/5 Maj 2015

Në kuadër të javës së Evropës, Qendra Kosovare për Diplomaci, në bashkëpunim me zyrën për Integrime, të mbështetur nga zyra e Kryetarit të Komunës z.Lutfi Haziri, në ambientet e Universitetit “KADRI ZEKA” në Gjilan, organizoi seminar me temë “Migrimi Ilegal dhe Liberalizimi i vizave”.

Seminari i është dedikuar të rinjëve, nxënësve dhe studentëve të komunës së Gjilanit, në të cilin po morën pjesë mbi 150 të tillë.

Gjatë seminarit u diskutuan edhe shkaktarët e emigrimit masiv që përjetoi Kosova në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, rrugën që duhet ndjekur për të mos u përsëritur dukuri të tilla si dhe kriteret, vlerësimin dhe vonesat e BE-së për dhënien e mundësisë popullit të Kosovës për lëvizjen e lirë.