Qendra Kosovare për Diplomaci mbajti konferencë në kuadër të javës së Evropës

Qendra Kosovare për Diplomaci, 8 Maj 2015

Si rezultat i disa aktiviteteve të realizuara në kuadër të javës së Evropës në Gjilan, Qendra Kosovare për Diplomaci në bashkëpunim me zyrën për Integrime, të mbështetur nga zyra e Kryetarit të Komunës z.Lutfi Haziri, në ambientet e Universitetit “KADRI ZEKA” në Gjilan, realizoi konferencën me temë “Migrimi Ilegal dhe Liberalizimi i vizave”
KCD_111_ selim daku Kosovo Center of Dipomacy

Në këtë konferencë kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri theksoi se në Evropë është Gjilani i vogël me përfaqësim të mbi 30 % të qytetarëve të saj, në shtete të ndryshme të BE – së, të cilët tani janë të dëshmuar në  fusha të ndryshme dhe të përgjegjshëm në punët që kryejnë.

“Në Evropë kemi prezent Gjilanin e vogël. Ne kemi në shtete të ndryshme të BE – së, mbi 30 % të popullsisë sonë. Ai komunitet që ka migruar para 40 vjetëve e më shumë, sot janë të integruar në jetën shoqërore, institucionale, arsimore, shëndetësore, politike, ekonomike etj. Por, në të njëjtën kohë kemi mbi 90 % e të rinjve të Kosovës që asnjëherë nuk kanë vizituar BE – në deri më tani, për shkak të regjimit të vizave. Rruga e lëvizjes në këtë drejtim nuk do të na jepet dhuratë, por atë ne duhet ta meritojmë. Kjo arrihet përmes punës, përkushtimit, dijes, profesionalizmit, kulturës, por edhe kushteve të tjera që duhet plotësuar me kohë dhe me përkushtim në aspektin politik”, potencoi kryetari Haziri.
Gëzim Tosuni, prorektor për financa në Universitetin “Kadri Zeka”, tha se ne duhet ta sjellim bashkërisht Evropën në Kosovë edhe pse nuk jemi anëtar të BE-së. Ai ka kërkuar që të gjithë bashkërisht të punojmë në aspektin e përgatitjes profesionale në mënyrë që të gjithë me dallimet që kemi, të jemi konkurrent të qytetarëve që janë në BE.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Diplomaci, Selim Daku në referimin e tij theksoi se duhet të punohet në forcimin e institucioneve publike dhe rritja e besimit qytetarë, si nevojë e domosdoshme për kthimin e shpresës, pastaj përmendi reformën emergjente në arsimin fillorë të mesëm dhe universitarë. Më tej Daku shtoi se duhet forcuar sundimin e rendit dhe ligjit dhe të krijohen parakushte për investitorë të jashtëm, të bëhet mbrojtja e prodhuesit vendor, strategi për punësime të reja profesionale në nivel qendror dhe lokal duke përfshi institucionet akademike dhe ato jo-qeveritare në hartimin e tyre dhe krijimi i mundësive për lëvizje jasht vendit në procedura më të shkurtra.

Nazmi Musa drejtor i drejtorisë së Arsimit në Komunë, paraqiti të dhëna të numrit të nxënësve që lëshuan vendin për të marrë rrugën e emigrimit, dhe bëri thirrje për ngritje të vetëdijes së përgjithshme për të mos lëshuar vendin.

Burim Elezi në emër të Zyrës për Integrime Evropiane, ka thënë se integrimi në familjen Evropiane, mund të bëhet vetëm me pjesëmarrje dhe angazhim të fuqishëm të shoqërisë në përgjithësi dhe pjesëmarrjen e secilit nga ne. Ai tha se integrimi është një proces zinxhirë dhe duhet punë intensive, përkushtim, vigjilencë, reforma të thella të cilat kërkojnë kohë dhe kosto.

Mejdi Sadiku nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë, tha se liberalizimi i vizave nuk është domosdo kusht për përmisimin e kushteve dhe standardit jetësor, por ai është një mundësi që ju ofrohet qytetarëve me standard të lartë jetësor që të shfrytëzojnë mundësit që ofron ai, ndërkaq qytetari i rëndomët nëse nuk ngritet ekonomia e vendit do të mbetet prap në nivelin e njejtë.

Valdrin Halimi nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, theksoi se rinia nuk është duke u trajtuar në mënyrë meritore nga institucionet, dhe se KVRL nuk do të ndalet deri në realizimin e qëllimeve për përmisiimin e kushteve dhe ofrimin e mundësive sa më të mira për të rinjë.

Në fund u ndanë edhe certifikatat për pjesmarrësit në seminarin me po të njejtën teme.

KCD_8_ selim daku Kosovo Center of DipomacyKCD_7_ selim daku Kosovo Center of DipomacyKCD_6_ selim daku Kosovo Center of DipomacyKCD_5_ selim daku Kosovo Center of Dipomacykcd_3KCD_1_ selim daku Kosovo Center of DipomacygencIgezim_tosuni_ selim daku Kosovo Center of Dipomacy