Përfaqësues të KCD të ftuar nga diaspora shqiptare në Poloni në festën e pavarësisë së Kosovës

Në manifestimin e rastit, organizuar nga  Shoqata Poloni-Kosovë KosPol, shoqatapolonikosove si organizatë e vetme në Poloni ( në mungesë të përfaqësisë diplomatike të Kosovës) që tubon bashkëatdhetarët, u mbajt manifestim ku ishin të ftuar musafirë nga Polonia ,shtetas të Kosovës e Shqipërisë, si dhe nga shtetet e tjera që jetojnë e punojnë në këtë vend. 

Takimi u mbajtë në një ambient të ngrohtë e miqësor në “Klubokawiarnia Po?yteczna” nw Varshavw tw Polonisw, ku i ftuar ishte edhe Labinot Hajdari nga Qendra Kosovare pwr Diplomaci.

Hajdari, pas uroj komunitetin shqiptarë në Poloni me rastin e 12 vjetorin të pavarasisë së Kosovës, theksoi gjithashtu rolin e diasporës shqiptare në të gjitha periudhat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Kryesuesi i Shoqatës , Haxhi Dulla, pasi përshendeti të pranishmit , bëri një përkujtim të shkurtër  të 17 shkurtit 2008 si dhe për dhjedhat e përditshme  në Kosovë, me aspekt të veqant për  të arriturat kulturore por edhe ato politike e shoqërore.
Më pastaj për të pranishmit disa nga anëtarët e Shoqatës me projektet e tyre multimediale prezentuan Kosovën, të arriturat e saja si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shteti më i ri në Europë.
Musafire nderi ishte Aneta Skarzy?ski, e miqësuar me Shoqatën, artiste e operës, piktore e poete e cila me pikturat e saja dhe me zërin e rrall, mezzosopran e zbukuroi edhe më tepër këtë takim festiv. 
Ndër musafirë të ftuar ishin edhe Jaros?aw Rosochacki, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Poloni,
Czes?aw Skarzy?ski, kryetar i Fundacionit “Polonia Union”, Emina Ragipoviç, nga Fundacioni” Kultury bez barier” njëherit përfaqësuese e komunitetit boshniak në Poloni, Walentyna Rakiel-Czarnecka nga Fundacioni ” Dobre ?ycie”, Beata Ewa Barnicka nga Centrum Edukacji “Nasze serduszko”,  Labinot Hajdari nga “Qendra Kosovare për Diplomaci”, 
Marika Rosochacka nga Shoqata Poloni-Shqipëri, si dhe dr. Rigels Halili, ligjërues nga Universiteti i Varshavës.

Pas përfundinit të pjesës zyrtare, musafirët e ftuar në këtë  manifestim u shërbyen me specialitete nga Kosova.