Lëvizja pa viza, lëvizje e mendimit politik!

Shkruan: Selim Daku

Strategjia e Komisionit Evropian për Ballkanin Perendimor paraqet vizionin e padrejtë të Evropës ndaj shteteve të ballkanit perendimor e veqanërisht ndaj shtetasve të Kosovës. Nga kjo strategji ne shohim që mendimi i BE-së për Kosovën nuk do të ndryshojë edhe pse rrethanat kanë ndryshuar dhe mund të ndryshojnë.

Kjo strategji vendeve të ballkanit perendimor ju tregon qartë që rruga drejt anëtarësimit në BE nuk varet vetëm nga kushtet që ato mund të plotësojnë. Gatishmëria dhe gjendja në organizatë mund të përcaktojë edhe kritere të reja që mund të zgjatë rrugën deri në anëtarësim.

Strategjia e Bashkimit Evropian për ballkanin perendimor nuk paraqet ndryshim qasjeje, e as ndonjë risi tjetër të veqantë, pos që e konsideron veten si organizatë e përbër nga 27 anëtarë.

Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë

Pamundësia fizike e lëvizjes pa viza të shtetasve të Kosovës ka izoluar edhe mendimin e tyre në raport me kastën politike. Qeveritë e Kosovës kanë pasë dhe kanë mundësitë teknike dhe financiare për lëvizje nëpër botë, por nuk kanë lëvizur aspak nga mentaliteti primitiv politik në përmbushje të detyrimeve ndërkombëtare që do të i lehtësonin lëvizjen qytetarëve të Kosovës. Ata, madje kanë fituar edhe votat politike në kuadër të premtimeve të rreme për liberalizim të vizave.

Pra, fajtori kryesor se pse Kosova mbetet vendi më i izoluar në evropë, pos qasjes me standarde të dyfishta të Bashkimit Evropian janë partitë politike në pushtet, si pozita dhe opozita.

Kosova nuk plotëson kushtet për anëtarësim në BE, por nuk kam dyshim që kushtet për lëvizje pa viza nuk i plotëson.

Kosova duhet të ndërtoj insititucione kredibile dhe të qëndrueshme për të arritë suksese në arenën ndërkombëtare. Një qeveri stabile e cila përmes ekspertëve qartëson dhe implementon objektivat afatmesme në arenën ndërkombëtare do të i sillte sukses Kosovës në rrugën e saj integruese.