Përfundoi punimet Akademia Verore Ndërkombëtare 2016, e realizuar nga Qendra Kosovare për Diplomaci

22/07/2016

Nën organizimin e Qendrës Kosovare për Diplomaci, ka përfunduar punimet Akademia Verore Ndërmombëtare, e cila kishte mbledhur 59-të pjesëmarrës nga rreth 26 shtete të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe shtete të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Pjesëmarrësit gjatë dhjetë ditëve kishin rastin të ndjekin leksione nga ligjerues nga USA, Anglia, Holanda, Irlanda, Franca, Kosova dhe Serbia, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të misioneve të huaja të akredituara në Kosovë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në edicionin e katërt të Akademisë Verorë Ndërkombëtare, më e madhja e karakterit të tillë në vend, për fokus kishte Ndërtimin e Paqes në vendet post-konfliktuoze, Diplomacinë, Negociatat dhe Lidershipin.
Pjesëmarrësit, përveç ligjeratave të rregullta kanë vizituar edhe Prizrenin, Prekazin, Mitrovicën, Shpellën e Gadimës, Rugovën, Drinin e Bardhë dhe Kalanë e Artanës.

Bashkëthemeluesi i Qendrës Kosovare për Diplomaci, njëherësh drejtor i këtij programi Labinot Hajdari tha se organizimi i Akademisë Verore po shërben tek studentët, sidomos tek ato shtetet e të cilëve ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë, që pas kthimit të studentëve në vendet e tyre ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës.

“Për Kosovën është instaluar një propagandë e keqe, dhe kjo Akademi tashmë tradicionale po sherbenë që studentët pas kthimit në shtetet e tyre të kenë mendim dhe qasje tjetër për Kosovën. Përmes këtij programi po kontribuojm në ndërtimin e imazhit pozitiv për Kosovën! Secili nga këta të rinjë ka marr me vete përshtypjet dhe informatat më të mira për Kosovën, e që janë krejtësisht ndryshe me ato inforata të cilat i kishin para ardhjës në Kosovë”, theksoi z.Hajdari.

Ai tha po ashtu se pjesëmarrësit e Akademisë Verore Ndërkombëtare janë të rinj të profileve të ndryshme, studentë të nivelit bachelor deri tek kandidatë për doktoratë, pastaj punjonjës në institucione dhe organizata të ndryshme në shtetet prej nga vijnë.

Ndërkaq organizatorët janë shprehë kritik për mungesën e mbështetjes financiare nga ana e institucioneve të vendit, pavarësisht rëndësisë së programit!

Akademia Verore Ndërkombëtare është organizuar nga 12 deri më 22 korik, dhe pjesëmarrësit ishin nga këto shete: Gjermania,Irlanda, USA, Hong Kongu, Portugali, Kina, Itali, Kanadaja, Franca, UK, Danimarka, Brazili, Zelanda e Re, India, Meksika, Hungaria, Shqipëria, Polonia, Palestina, Peru,Suedia, Holanda dhe Kosova.

21

1

2

3547891018191711121314 151516202213819785_10208119380877060_1468542046_nksa111123