Daku: Të implementohen ligjet në tërësi për të arritur integrimet evropiane të Kosovës

13627033_1213199172032582_3797579098281783399_n

Në Prishtinë u mbajt debati me temë Rruga për integrim në BE, organizuar nga organizata Young Europeans Poëer. Në kuadër të këtij debati u trajtuan tema të ndryshme që lidhen me integrimet evropiane, si tregu i punës, programet e aftësimit profesional dhe politikat e punësimit, mirëqenies sociale dhe politika të tjera ekonomike, reformat e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së, progresi dhe sfidat e planit veprimit të Kuvendit në rrugën drejt BE-së. shoqëria civile me fokus rininë, qasja e të rinjve për Integrimet Evropiane dhe të tjera.

Në këtë debat në kuadër të panelit prezentoi edhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Diplomaci (Kosovo Center of Diplomacy – KCD) Selim Daku.

Në fjalën e tij z.Arban Abrashi, Ministri i Punës Mirëqenies Sociale vlerësoi lartë mbajten e kësaj tryeze për një çështje kaq aktuale dhe po aq e rëndësishme. Duke u ndalur në dikasterin që përfaqëson Abrashi përmendi përkrahjen në subvencionimin e pagave, grandeve për vetëpunësim, programin e trajnimit në punë si dhe punësimin jashtë Kosovës përmes procesit të migrimit legal. Gjithashtu, Abrashi përmendi reformat edhe në sektor tjerë qeveritar të cilat po ndikojnë në përmisimin e gjendjes ekonomike sociale, pastaj foli për implementimin e skemës së pensioneve për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rritjen e pensioneve, përkrahjen sociale, legjislacionin, investimet.

Duke folur për procesin e integrimeve dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së, ministri Abrashi vlerësoi lartë të arriturat që ka bërë Qeveria Mustafa duke përmendur MSA-në dhe anëtarësime tjera në organizata të ndryshme ndërkombëtare ndërsa për procesin e liberalizimit të vizave tha se Kosova ka përmbushur kriteret teknike ndërsa si kriter tjetër politik çështja e demarkacionit me Malin e Zi e quajti një kauzë politike të opozitës përmes të cilës synohet rrëzimi i Qeverisë por që beson se së shpejti vendi ynë do ta kaloj edhe këtë sfidë dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm drejt BE.

Selim Daku nga shoqëria civile (Qendra Kosovare për Diplomaci – KCD), theksoi se institucionet shtetërore duhet të reformojnë ligjet që rregullojnë cështjet rinore, duke filluar nga strategjia shtetërore për rini. Por kjo është vetëm hapi I parë, nga praktika organet përgjegjëse edhe mund të bëjnë reformë në ligje dhe dokumente por pastaj varet se sa I implementojnë ato në praktikë. Konsideroj që duhet riorganizim I përfaqësimit rinorë në vend, duke filluar nga mënyra e përzgjedhjes dhe përfaqësimit të nxënësve, studentëve dhe organeve të tjera rinore si Këshillet rinore lokale dhe qëndrore.

Politika duhet të tërhiqet nga ndikimi në këto struktura dhe duhet të lejojë të rinjët që vetë të zgjedhin direct përfaqësuesit e tyre. Nëse politika përfshihet në zgjedhjen e strukturave rinore, mendoj që kemi përfaqësim politi, punë politike dhe raport të punës politik. Në këtë mënyrë mendoj që njerëzit komepetentë të përfaëqsojnë të rinjët e jo ata që mund të I përcaktoj politika. Kjo shton interesin për përfshirje dhe pjesmarrje në projekte, iniciativa, nisma dhe aktivitet politik e social të të rinjëve.

13690645_1213199288699237_6767174231282756431_n

Ndërkaq Vedat Jashari, Udhëheqës i Divizionit për Zhvillimin e Politikave Rinore – MKRS, foli fuqizimin e të rinjve, krijimin e mundësive për promovim, zhvillim dhe pjesëmarrje te të rinjve në jetën aktive shoqërore si dhe strategjia për politikat rinore në Kosovë si pjesëmarrja e të rinjve, edukimi, punësimi, ndërmarrësi, shëndetësi, siguria njerëzore dhe kultura, sporti dhe rekreacioni.

Gentrit Murseli nga OJQ. Young Europeans Power, theksoi se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian duhet të jetë më serioze sepse mungesa e reformave të brendshme e pengon shumë këtë proces. Vullneti politik për luftimin e dukurive negative brenda vendit përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe gjithashtu përafron Kosovën me BE-në. Përveç problemeve të brendshme që ka Kosova si: korrupsioni, krimi i organizuar, krimi ekonomik, varfëria, nepotizmi, problemet politike, në raport me Bashkimin Evropian problem paraqet mosnjohja nga 5 vende anëtare. Andaj kjo është arsyeja kryesore që procesi i integrimit po duket kaq i mundimshëm dhe i ngarkuar. Murseli vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes për Stabilizim Asocim ku Kosova hyri në marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Sa i përket Liberalizimit të vizave është theksoi se është proces i papërfunduar deri sa mos të plotësohet kriteri i fundit që ka të bëj me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Fatkeqësisht kriza parlamentare mund të jetë faktor që ky proces të shtyhet. I rëndësishëm është fakti që qeveria e Kosovës nuk po përdorë kampanja vetëdijsuese se çka do të thotë liberalizim i vizave. Sipas statistikave zyrtare nga anketa me qytetar del se rreth 60% e qytetarëve janë të painformuar ose të keqinformuar se çka në të vërtetë është procesi i liberalizimit të vizave. Andaj, që të jemi në Bashkimin Evropian duhet t’a njohim atë. Rinia jonë nuk ka asnjë dallim tjetër nga ajo e Bashkimit Evropian, përveç perspektivës dhe mundësive që kanë për zhvillimin e njohurive dhe talenteve që posedojnë.

alban mehmetiuu

Alban Mehmeti, drejtor ekzekutiv i Young Europeans Power, faleminderoj panelistët në këtë tryezë si dhe pjesëmarrësit duke u zotuar se YEP do të vazhdojë të kontribuoj në procesin e integrimit evropian të Kosovës duke organizuar veprimtari në rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë Kosovarë, me qëllim eksplorimin, vetëdijesimin, sfidat dhe rrugën e vendit tonë Republikës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

krejt